
Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar takoi ditën e sotme presidentin ukrainas dhe ministrin e jashtëm të vendit Dmytro Kuleba, gjatë vizitës së tij në Kiev.
Dyshja diskutuan se si Mbretëria e Bashkuar mund të vazhdojë të mbështesë më së miri Ukrainën, nga fusha e betejës deri te garancitë financiare, sipas Zyrës së Jashtme britanike.
“Ndërsa Ukraina vazhdon luftën e saj të qëndrueshme kundër Rusisë, unë munda të shoh vetë tmerret dhe shkatërrimin e vërtetë të asaj që Rusia i ka shkaktuar këtij shteti sovran,” tha Cleverly.
“Ukraina do ta fitojë këtë luftë dhe mund të mbështetet te Mbretëria e Bashkuar”, theksoi ai ndër të tjera.
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al