Kievi shijon armëpushimin/ Ukrainasit dynden në plazhet e kryeqytetit, ndërsa në lindje vijojnë bombardimet

Pavarësisht se në Ukrainën lindore sulmet ruse vijojnë me një intensitet të lartë, temperaturat e larta kanë detyruar shumë qytetarë ti drejtohen detit.

Banorët e Kievit, pas tërheqjes së forcave ruse nga kryeqyteti duket sikur po i rikthehen jetesës normale, teksa pushojnë dhe marrin rreze dielli pranë brigjeve të një lumi.

Ukrainasit janë parë të dynden në plazhe, në brigjet e Dnieper, pamje të cilat dukeshin të paimagjinueshme pak javë më parë.

“Fotot nga brigjet e lumit Dnieper që rrjedh përmes Kievit treguan njerëz që rrinin në diell, duke notuar në ujë dhe duke luajtur lojëra volejbolli”, shkruan Daily Mail.

Në fillim të këtij viti, e njëjta zonë e qytetit ishte e kapluar nga tymi që ngrihej nga bombardimet e ushtrisë ruse, ndërsa trupat ushtarake vendase ishin duke u përpjekur që të
mbanin pushtuesin nga qendra e kryeqytetit.

Në atë kohë, bora mbulonte pjesën më të madhe të qytetit. Tani, moti i verës ka përkuar me paqen relative pasi ushtritë e Vladimir Putin-it u larguan nga kryeqyteti dhe u vendosën në Ukrainën lindore.

Por ndjenja e ankthit vijon të mbetet e pranishme, pasi burrat nga kryeqyteti vazhdojnë të thirren në vijat e frontit të luftës, ku rreth 100 ushtarë ukrainas po vdesin në luftime çdo ditë dhe agresioni rus është ende i madh.

111111

222222222

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts