Kili aplikon mbi 40 milionë doza të vaksinës COVID-19

Kili ka aplikuar më shumë se 40 milionë doza vaksinash kundër COVID-19, tha të hënën Ministri i Shëndetësisë Enrique Paris.

“Që nga e diela, fushata e vaksinimit ‘Unë vaksinohem’ ka arritur të administrojë më shumë se 40 milionë doza vaksinash,” tha Paris në një konferencë për shtyp.

Kjo ishte një  “punë e shkëlqyer e ndërmarrë nga Ministria e Shëndetësisë në lidhje me kujdesin parësor, qytetet dhe gjithashtu ministritë e tjera”, tha Paris.

Rreth 13.78 milionë njerëz mbi 18 vjeç në Kili janë tashmë plotësisht të vaksinuar kundër sëmundjes, ose 90.76 për qind e popullsisë së synuar prej rreth 15.2 milionë njerëz, sipas ministrit.

Ai vuri në dukje se 4.77 milionë doza janë aplikuar për fëmijët dhe adoleshentët midis moshës 6 dhe 17 vjeç dhe u bëri thirrje skeptikëve të vaksinave që “të afrohen te qendrat e vaksinimit”.

Kili të hënën regjistroi 2,252 raste të reja të COVID-19 dhe 32 vdekje të tjera nga sëmundja në periudhën 24-orëshe, duke e rritur numrin total të rasteve të konfirmuara në 1,745,305 dhe numrin e vdekjeve nga pandemia në 38,149 që nga fillimi i shpërthimit në vend.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.