Kili zgjedh presidentin e ri, 35-vjeçari futet në histori

13:30 20/12/2021

Kandidati i majtë Gabriel Boriç ka fituar zgjedhjet presidenciale të Kilit, pas fitores kundër kandidatit nga ekstremi i djathtë, José Antonio Kast. Kast pranoi humbjen kur ishin numëruar rreth gjysma e votave.

Në fund të numërimit të votave, Boriç arriti që të fitonte 56%, ndërsa Kast mori vetëm 44% të votave.

Zgjedhjet kanë qenë një nga më të polarizuarat në dekadat e fundit dhe vijnë pas protestave masive antiqeveritare.

Të dy kandidatët ofruan vizione krejtësisht të ndryshme për vendin dhe të dy janë të rinj në politikë dhe nuk kanë qenë kurrë pjesë e qeverive më parë.  

Në moshën 35-vjeçare, Boriç bëhet një nga liderët politikë më të rinj në botë dhe presidenti më i ri në historinë e Kilit./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.