Kiliçdaroglu në aleancë me ultranacionalistët

[embedded content][embedded content]

12:07 27/05/2023

Pranon të largojë refugjatët sirianë brenda një viti

Ndonëse me profil socialdemokrat dhe pro-Europian, rivali republikan i presidentit turk Rexhep Taip Erdogan në balotazhin e së Dielës, po luan me parime të kundërta, nacionalizmin dhe konservatorizmin vetëm për të fituar zgjedhjet.

Në marrëveshjen që nënshkroi me kreun e partisë ultranacionaliste të fitores, Kemal Kiliçdaroglu pranoi kushtin e tyre për të larguar të gjithë refugjatët sirianë e për t’i kthyer në vendin e tyre brenda një viti.

Që përpara zgjedhjeve të 14 Majit, Kiliçdaroglu paralajmëroi se do të hapë portat e Turqisë, duke i lënë rreth 3.5 milionë sirianë të vazhdojnë rrugëtimin e tyre drejt Europës, nëse Bashkimi Europian nuk shton ndihmën financiare ndaj Ankarasë për t’i mbajtur ata

Ndërkaq, mbështetje të rëndësishme për kandidatin opozitar ka dhënë edhe partia pro-kurde HDP. Grupimet politike kurde, qeveritë e këtyre 20 viteve në pushtet të Erdoganit i kanë shpallur organizata terroriste. Megjithatë, sondazhet parashikojnë fitoren e Erdoganit në raundin e balotazhit.

Tv Klan

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts