Kim Jong-un bëhet “kockë e lëkurë”, ç’po ndodh me liderin e Koresë së Veriut (FOTO)

Mediat e huaja muajt e fundit kanë aluduar shumë për shëndetin e liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un.

Kim është shfaqur së fundmi para qytetarëve të tij dhe është parë me humbje drastike në peshë. Lideri i shtetit të largët u shfaq në televizion duke ecur para një grumbulli të nxënësve, të cilët e përshëndetën me duartrokitje të vazhdueshme. Ceremonia ishte pjesë e shënimit të Ditës së Rinisë në Pjongiang, shkruan Daily Mail.

Mediat thonë se Kim po konsumon më pak ushqim për shkak të gjendjes së rënduar që ndodhet vendi, ku zia ushqimore ka kapluar shumë prej vendeve të shtetit të “hekurt”. Megjithatë, thuhet se lideri suprem është mirë me shëndet dhe nuk ka asnjë sëmundje.

Në përpjekje për t’i shuar thashethemet, aparati shtetëror u ka thënë medieve se Kimi po ha më pak ushqim “për hir të vendit”, pasi shteti komunist po përballet me uri, duke shtuar se lideri është mirë me shëndet.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *