Kim Jong-Un, gati për dialog e konfrontim me SHBA

22:10 18/06/2021

Sinjalet e para të kontakteve diplomatike mes dy palëve

Administrata amerikane mori reagimin e parë të përpjekjeve të saj për dialog me Korenë e Veriut. Udhëheqësi i lartë KimJong-un tha se vendi duhet të përgatitet si për dialog ashtu edhe për konfrontim me ShBA-në, veçanërisht plotësisht e përgatitur për konfrontim.

Kjo është hera e parë që Kim komenton drejtpërdrejt mbi administratën e presidentit Biden. Më herët Koreja e Veriut i ka pritur ftohtë përpjekjet e qeverisë së re amerikane për të vendosur kontakte diplomatike.

Vazhdimisht Uashingtoni i ka kërkuar Koresë së Veriut që të shkatërrojë arsenalin e armëve bërthamore. Por Peniani ka refuzuar vazhdimisht, pavarësisht sanksioneve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe ka vazhduar provat bërthamore.

Komentet e udhëheqësit Kim bënë në një mbledhje me drejtuesit më të lartë komunistë në Penian.

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve KCNA, “vendi duhet të jetë tërësisht i përgatitur për konfrontim në mënyrë që të mbrojë pavarësinë dhe dinjitetin shtetëror”, si dhe të garantojë zhvillim paqësor të sigurisë së Koresë së Veriut.

Ai tha gjithashtu se Koreja e Veriut duhet të jetë e “ashpër” të reagojë ndaj çdo zhvillimi dhe t’i “përqendrojnë përpjekjet për të vendosur qëndrueshmërinë në gadishullin Korean”.

Komentet e fundit vijnë disa ditë pasi udhëheqësi veri-korean zyrtarisht pranoi se Koreja e Veriut po përballej me krizë urie.

Më parë këtë javë udhëheqësit e G7, duke përfshirë presidentin amerikan Joe Biden, i bënë thirrje Koresë së Veriut të braktisë programin e saj bërthamor dhe raketor dhe të rifillojë dialogun.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *