Kim Jong-un “kërcënon” SHBA-në: Do të lëshojmë një bombë me hidrogjen në drejtim të tyre

Koreja e Veriut ka kërcënuar hapur Shtetet e Bashkuara të Amerikës, se do të lëshojnë drejt tyre një bombë me hidrogjen.

Lajmi është bërë i ditur nëpërmjet një njoftimi të Ministrisë së Jashtme në Korenë e Veriut:

“Në botën e sotme ku shumë vende që humbasin kohë duke u marrë me Shtetet e Bashkuara me nënshtrim dhe bindje të verbër, vetëm vendi ynë në këtë planet që mund të shkundë botën duke gjuajtur një raketë drejt kontinentit amerikan. Ka më shumë se 200 shtete në botë, por vetëm disa kanë bomba hidrogjeni, raketa balistike ndërkontinentale dhe raketa hipersonike.”

Ministria e Jashtme koreanoveriore e quajti testimin e raketave të saj një arritje të jashtëzakonshme, por megjithatë theksoi se vendi ishte i interesuar për të parandaluar luftën.

Departamenti i Shtetit në një reagim ndaj Fenianit tha se Koreja e Veriut përbën një kërcënim për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare, por megjithatë SHBA nuk ka qëllime armiqësore ndaj shtetit komunist.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.