Kim Jong Un përfundon vizitën në Rusi, zyrtarët e Moskës i dhurojnë armatime dhe dronë para se të largohet

Para se të largohej nga rajoni Primorye në Rusi drejt Koresë së Veriut, lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka marrë disa dhurata nga zyrtarët rusë.

Sipas Sky News liderit koreano-verior iu dhuruan pesë dronë kamikazë dhe një jelek antiplumb në përfundim të vizitës së tij zyrtare në Rusi.

Guvernatori Oleg Kozhemyako gjithashtu i dorëzoi liderit veshje anti-termike dhe një dron zbulimi, tha agjencia shtetërore ruse Tass.

Udhëtimi shënoi “një kulm të ri miqësie dhe solidariteti dhe bashkëpunimi po hapet në historinë e zhvillimit të marrëdhënieve midis Koresë së Veriut dhe Rusisë”, tha agjencia shtetërore e lajmeve e Koresë së Veriut KCNA.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts