Kim Jong-un: Qytetarët të përgatiten për krizë të vështirë

09:16 09/04/2021

Lideri i Koresë së Veriut Kim Jong-un u ka bërë thirrje qytetarëve që të përgatiten për një krizë të vështirë që lidhet me rezervat ushqimore dhe problemet ekonomike të vendit.

Duke folur në një mbledhje të partisë, Kim e krahasoi krizën aktuale me situatën e vitit 1990, kur Koreja e Veriut u përball me urinë vdekjeprurëse.

Në atë kohë, Peniani fajësoi Bashkimin Sovjetik që e la në situatë kritike. 3 milionë qyterarë humbën jetën nga uria.

Shteti më i izoluar i botës ka mbyllur kufijtë për shkak të pandemisë së koronavirusit. Kjo ka shkaktuar edhe bllokimin e saj tregtar me Kinën.

Për më tepër, gjendja ekonomike e Koresë së Veriut është përkeqësuar edhe nga sanksionet ekonomike ndërkombëtare. /tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *