Kim Jong Un shikon shfaqje ekstreme të arteve marciale

kim jong un shikon shfaqje ekstreme te arteve marciale

kim jong un shikon shfaqje ekstreme te arteve marciale

15:20 13/10/2021

Ushtarët thyejnë tulla dhe shufra prej hekuri gjatë shfaqjes luftarake

Pas zotimit të liderit koreano-verior se do të ndërtonte një ushtri të pathyeshme të cilën askush nuk do të kishte guximin ta sfidonte Kim Jong Un ka marrë pjesë në shfaqjet ekstreme të arteve marciale nga ushtarët koreanë.

Performanca e cila  u vu në skenë në Phenian  u shikua me vëmendje  nga udhëheqësi i Koresë së Veriut.

Media shtetërore e Koresë së Veriut ka transmetuar pamje të ushtarëve që shfaqin aftësinë e tyre luftarake dhe aftësinë për të goditur objekte të ndryshme me duar dhe kokë.

Përveç thyerjes të tullave dhe pllakave, ushtarët u panë të shtrirë në shtretër me copa xhami dhe gozhda hekuri. Trupat e tyre u goditën nga pllaka betoni.

Mediat thanë se duhej tu tregonin armiqve se ushtarët e tyre kanë “grushta të hekurt për të mbrojtur paqen e vendit”.

Më herët Koreja e Veriut ka testuar  raketa dhe armë bërthamore por ajo e ka të ndaluar  nga OKB -ja. Ajo ka kundërshtuar vazhdimisht dhe është sanksionuar. Koreja e Veriut gjithmonë ka pohuar se duhet të vazhdojë zhvillimin e armëve për mbrojtje.

Klan News

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts