Kim Jong Un zotohet të shtojë arsenalin e armëve bërthamore të Koresë së Veriut

08:37 26/04/2022

Lideri i shtetit komunist të Koresë së Veriut, Kim Jong Un është zotuar që të shtojë arsenalin e armëve bërthamore të vendit të tij.

Në një paradë ushtarake të mbajtur mbrëmjen e së hënës, Kim u zotua se do të rrisë arsenalin e armëve bërthamore, teksa parada u mbajt për të shënuar përvjetorin e themelimit të forcave të armatosura.

Në paradë u shfaqën edhe raketa balistike ndërkontinentale që janë të ndaluara nga konventat botërore.

Në muajin Mars, Koreja e Veriut ka testuar për herë të parë që nga viti 2017 raketën ndërkontinentale balistike.

“Ne do të vazhdojmë të ndërmarrim hapa për të forcuar dhe zhvilluar aftësitë bërthamore të vendit tonë”, tha Kim Jong Un, duke shtuar se forcat e tyre bërthamore duhet të jenë të gatshme për të funksionuar në çdo kohë.  /tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts