Kim Kardashian dhe Kanye West bëjnë sërish lëmsh rrjetin, ylli i “KUWTK” shfaqet e veshur nuse në promovimin e albumit të rreperit

Teksa e gjithë bota fliste për divorcin e tyre, Kim u shfaq si mbështetësja më e madhe e reperit për albumin “Donda”, teksa zuri radhën e parë të stadiumit.

Së fundmi, ylli i “KUWTK” i ka çuditur të gjithë pasi për të mbështetur sërish Kanye-n për promovimin në Soldier Field, u shfaq e veshur si nuse.

Nuse1

Ata rikrijuan edhe një herë skenën e martesës së tyre dhe askush s’po kupton më asgjë.
“TMZ” ka zbuluar se asgjë nuk po ndodh me ta dhe nuk bëhet fjalë për rikthim.

“Ata janë një familje dhe gjithmonë do e mbështesin njëri-tjetrin”, shprehen burime shumë të afërta të Kim e Kanye.

Edhe pse kanë kaluar 6 muaj nga koha kur Kim Kardashian njoftoi “ndarjen” nga Kanye, duket se për të është shumë e rëndësishme që të ketë të njëjtin mbiemër me fëmijët.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *