Kim skeptik për sigurinë para takimit me Putin, kontrollon karrigen ku ulet…

kim skeptik per sigurine para takimit me putin kontrollon karrigen ku ulet

kim skeptik per sigurine para takimit me putin kontrollon karrigen ku ulet

14:43 15/09/2023

Diktatori i Koresë së Veriut Kim Jong Un ka vënë gjithnjë në dukje miqësinë e hekurt me presidentin rus Vladimir Putin, por frika teksa ndodhej në tokën ruse ishte e madhe.

Këtë e tregon edhe kjo video ku skepticizmi e shoqëron gjithë kohës. Zyrtarët e Kim-it e kontrolluan plotësisht karrigen e tij përpara se ai të ulej, duke e skanuar atë për kurthe ose ndonjë lëndë që ishte fshehur poshtë saj para bisedimeve me Putinin.

Një video është shfaqur në mediat sociale, duke treguar një zyrtar që kontrollon disa herë me rradhë karrigen e Kim-it si pjesë e protokollit për të mbajtur të sigurt udhëheqësin suprem. Zyrtarë të tjerë qëndruan pezull mbi burrin, gati me më shumë furnizime pastrimi nëse nevojitej. Njëri prej tyre shihet duke skanuar karrigen me një pajisje të vogël.

Menjëherë pasi u kryen kontrollet, Putin dhe Kim u ulën së bashku për të dhënë një mesazh të fortë kundër Perëndimit dhe për të treguar mbështetjen për ‘luftën e shenjtë’ të Rusisë kundër Ukrainës. Udhëheqësi shumë i pasigurt i Koresë së Veriut besohet gjithashtu se ka refuzuar të marrë një avion për të udhëtuar në rajonin e Lindjes së Largët të Rusisë dhe në vend të kësaj ka zgjedhur një tren luksoz.

Pas largimi të liderit komunist, kreu i Kremlinit ka dhënë edhe rezultatet e takimit kur sërish drejtoi edhe një mesazh Perëndimit.

“Sa i përket provokimit të diçkaje, përshkallëzimit të situatës, krijimit të kërcënimeve, ne nuk i krijojmë kërcënime askujt. Kërcënimet më të mëdha që po krijohen sot në botë janë krijuar nga elitat e sotme në pushtet.”

Rusia, e cila mbështet sanksionet kundër Koresë së Veriut, ka thënë vazhdimisht se dëshiron të thellojë marrëdhëniet e saj me Phenianin, një gjë të cilën e konfirmoi sërish edhe Putin.

Klan News

kim skeptik per sigurine para takimit me putin kontrollon karrigen ku ulet

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts