Kim zotohet se do të ndërtojë një ushtri ‘të pathyeshme’

12:52 12/10/2021

Lideri koreano-verior sulmoi SHBA-në dhe e quajti atë faktor destabiliteti

Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un është zotuar të ndërtojë një ushtri “të pathyeshme” për të përballuar atë që ai e quajti armiqësi të vazhdueshme amerikane.

SHBA shpesh ka sinjalizuar se nuk është armiqësore ndaj shtetit tonë, por nuk ka prova të bazuara në veprime për të na bërë të besojmë se ata nuk janë armiqësorë,” tha Kim.

Duke i quajtur Shtetet e Bashkuara një “burim” paqëndrueshmërie në Gadishullin Korean, lideri koreano-verior tha se ai synon që vendi i tij të ketë një “aftësi të pathyeshme ushtarake” që askush nuk mund të guxojë ta sfidojë atë.

Por teksa sulmoi SHBA-në ai tha se nuk do të ketë luftë me Korenë e Jugut.

Unë them edhe një herë se Koreja e Jugut nuk është ajo me të cilën forcat tona ushtarake duhet të luftojnë,” ka vijuar më tej ai.

Disa ekspertë thonë se Koreja e Veriut po përpiqet të përdorë dëshirën e Koresë së Jugut për të përmirësuar lidhjet për të bërë presion ndaj saj për të bindur Shtetet e Bashkuara që të lehtësojnë sanksionet ndëshkuese ekonomike ndaj Veriut dhe të bëjnë lëshime të tjera.

Koreja e Veriut ka kërkuar prej kohësh përmirësimin e lidhjeve me Shtetet e Bashkuara sepse dëshiron heqjen e sanksioneve dhe një mjedis më të mirë sigurie për t’u përqëndruar në ringjalljen e ekonomisë së saj.

Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, ka deklaruar vazhdimisht se nuk ka asnjë qëllim armiqësor ndaj Phenjanit.

Klan News

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *