Kimish ulëriti në tunel, Myler kërkon falje. Prapaskenat nga disfata e thellë e Bajernit në Kupë








Humbja me Gladbahun në Kupën e Gjerman isë ka bërë xhiron e botës pasi nuk ndodh shpeshherë që klubi më i titulluar në Gjermani të mundet 5-0. Kjo ndodhi të mërkurën në mbrëmje dhe i kushtoi Bajernit eliminimin e parakohshëm nga kompeticioni për të dytin vit radhazi. Vjet ishte Kieli ai që dërgoi në shtëpi kampionët pas ruletës së penalltive.

bajern mynih

Frustrimi te lojtarët e Bajernit ishte i madh dhe kjo u pa qartë në televizor jo vetëm pas ndeshjes, por edhe gjatë pushimit të pjesës së parë. Britma e Kimishit para se skuadra të niste pjesën e dytë u pa dhe dëgjua nga të gjithë. Ishte një britmë që tregoi se sa të inatosur ishin kampionët pas 45 minutave të para. Në atë moment rezultati ishte 3-0 për vendësit.

Sipas mediave gjermane, në dhomat e zhveshjes ka pasur edhe debate mes lojtarëve ku mësohet të jetë kritikuar shumë mbrojtja. Duket se kampionët ishin shumë të shqetësuar dhe humbja i kishte shokuar shumë. Dy ditë pas ndeshjes, situata ishte e njëjtë, me lojtarët të cilët ishin të heshtur e të shokuar pas asaj paraqitjeje.

Mediat gjermane kryqëzuan skuadrën e Nagelsmanit për humbjen 5-0 duke shkruar se ky Bajern tani nuk është më i pathyeshëm. Kjo ka bërë që shumë skuadra tani t’i shohin kampionët me një sy tjetër.

MYLER KËRKON FALJE

Pas ndeshjes ata që folën ishin vetëm trajneri i dytë, Dino Topmëler, dhe drejtori sportiv, Hasan Salihamixhiç. Të dy drejtuesit e Bajernit e kishin të vështirë të tregonin arsyen e humbjes duke mos kërkuar alibi për atë që dha skuadra në fushën e lojës. Ndërkohë që një ditë më pas, ishte mesfushori legjendar i bavarezëve, Toma Myler, ai që postoi një deklaratë në rrjetet sociale.

“Jam ende pa fjalë për atë çfarë ndodhi në Gladbah. Kjo nuk ishte aspak stili ynë. Na duhet t’u kërkojmë falje tifozëve dhe ndjekësve tanë. Duhet ta përballojmë këtë situatë si profesionistë dhe të mos lejojmë që ndjesitë negative që morëm nga ndeshja e Kupës të na pengojnë për të mos marrë trepikëshin të shtunën.

Tani duhet të mendojmë për kampionatin ku nevojiten nerva të qeta dhe dëshirë të madhe për të fituar. Në fund, urime Gladbahut për fitoren dhe kualifikimin, ishte më se e merituar”, shkroi Myler. Një mesazh që është pritur mirë nga tifozët të cilët me anë të komenteve në rrjetet sociale duket se e kanë falur skuadrën, edhe pse humbje të tilla janë vështirë për t’u kapërdirë, aq më tepër kur bëhet fjalë për një skuadër si Bajerni që në këtë sezon ka treguar se mund të jetë skuadra favorite për të fituar kampionatin dhe Champions-in.

Gjithsesi, gjasat që një paraqitje e tillë të ndodhë dy herë brenda javës në shtëpinë e bavarezëve janë minimale dhe shumë tifozë besojnë se ndaj Union Berlin, skuadra do të rikthehet te suksesi.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *