Kina akuzohet për sulm kibernetik

19:10 19/07/2021

SHBA , BE dhe disa vende të tjera kanë deklaruar se Pekini po përbën një kërcënim për sigurinë

MbretĂ«ria e Bashkuar, SHBA-ja  dhe BE kanĂ« akuzuar KinĂ«n pĂ«r kryerjen e njĂ« sulmi tĂ« madh kibernetik gjatĂ« muajit Mars tĂ« kĂ«tij viti. Sulmi kishte nĂ« shĂ«njestĂ«r serverat e Microsoft Exchange, duke prekur mbi njĂ« tĂ« katĂ«rtĂ«n e serverave nĂ« tĂ« gjithĂ« botĂ«n.

BE ishte e para që dha një deklaratë duke thënë se sulmi erdhi nga “territori i Kinës”, ndërsa qeveria britanike deklaroi se aktorët kinezë të mbështetur nga shteti ishin përgjegjës. Vendet kanë thënë gjithashtu se Ministria Kineze e Sigurimit të Shtetit ishte përgjegjëse për aktivitete të tjera spiunazhi.

Zyrtarët e Inteligjencës Perëndimore thonë se kjo që po bënë Kina është dukshëm më serioze se gjithçka që ka ndodhur parë më parë. Lu Kang, një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme, u pyet në mes të muajit Mars në lidhje me akuzat e bëra nga katër firma private të sigurisë që po hetonin sulmet kibernetike. Firmat fajësuan një grup kërcënues të avancuar nga Kina për ndërhyrjet e sofistikuara të rrjetit.

Sekretari i Shtetit i SHBA, Anthony Blinken është shprehur se Republika Popullore e Kinës po tregon modelin e saj të sjelljes së papërgjegjshme, përçarëse dhe destabilizuese në hapësirën kibernetike, e cila përbën një kërcënim të madh për sigurinë ekonomike dhe kombëtare.

Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së njoftoi se katër shtetas kinezë u akuzuan për një fushatë globale piraterie që synonte dhjetra kompani, universitete dhe agjenci qeveritare në Shtetet e Bashkuara dhe jashtë vendit midis 2011 dhe 2018 që përqendroheshin në informacione që do të përfitonin ndjeshëm kompanitë kineze dhe bizneset. Zyrtarët kinezë edhe më parë kanë thënë se Pekini është gjithashtu një viktimë e piraterisë dhe kundërshton të gjitha format e sulmeve kibernetike.

Hapja e një fronti të ri në luftën e qeverive kundër piraterisë vjen një muaj pasi G7 dhe udhëheqësit e NATO-s ranë dakord me presidentin Joe Biden në samitet në Angli dhe Bruksel.

Klan News

“”Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al “”

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *