Kina dënon dhjetëra zyrtarë për shpërthimin e koronavirusit në një qytet në gjendje shtetrrethimi

Kina dënon dhjetëra zyrtarë për shpërthimin e virusit Corona në qytetin e Xi’anit, i cili gjendet në gjendje shtetrrethimi.

Inspektorati Qendror për Disiplinën njoftoi se 26 zyrtarë të Partisë Komuniste kanë marrë qortim për “rreptësi të pamjaftueshme në parandalimin dhe kontrollin e shpërthimit të infektimeve me korona”.

Kina, ku virusi korona u zbulua për herë të parë në fund të vitit 2019, është në gjendje gatishmërie të lartë sa u përket infeksioneve të reja, sepse po përgatitet për zhvillimin e Lojërave Olimpike Dimërore në muajin shkurt në kryeqytetin e vendit, Pekin.

Në Xi’an u regjistruan 49 raste të tjera infektimi me korona, duke e çuar javët e fundit në më shumë se 250 vetë numrin e përgjithshëm të të infektuarve.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.