Kina dërgon 38 aeroplanë ushtarakë në zonën e mbrojtjes të Tajvanit

kina dergon 38 aeroplane ushtarake ne zonen e mbrojtjes te tajvanit
kina dergon 38 aeroplane ushtarake ne zonen e mbrojtjes te tajvanit

14:14 02/10/2021

Tajvani deklaron se 38 aeroplanë ushtarakë kinezë kanë kaluar në zonën e tij të mbrojtjes çka përbën ndërhyrjen më të madhe nga Pekini deri më tani.

Ministria e Mbrojtjes ka thënë se aeroplanët, duke përfshirë bombardues me kapacitet bërthamor, kanë hyrë në këtë zonë.

Ishulli iu përgjigj Kinës  me avionët e tij ushtarakë dhe përgatiti sistemet raketore. Kina e sheh Tajvanin si territor të sajin, ndërsa ai e konsideron vetëm shtet sovran.

Tajvani është ankuar për më shumë se një vit për misione të përsëritura nga forcat ajrore të Kinës pranë ishullit.

Qeveria në Pekin e cila kremton 72-vjetorin e themelimit të Republikës Popullore të Kinës nuk ka dhënë asnjë koment. Por ajo ka thënë më herët se fluturime të tilla mbrojnë sovranitetin e saj dhe gjithashtu shënjestrojnë “bashkëpunimin” mes Tajvanit dhe SHBA.

Pekini shpesh nis misione të tilla për të shprehur pakënaqësinë e saj, por këtë herë mbetet e paqartë se çfarë e shtyu atë në misionin e fundit.

Vetëm disa vende e njohin Tajvanin. Shumica prej tyre njohin qeverinë kineze në Pekin.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts