Kina dërgon ndihma humanitare në Afganistan

Grupi i parë i ndihmës humanitare nga Kina mbrëmë ka zbarkuar në Afganistan.

“U dorëzua grupi i parë i ndihmës, kryesisht materiale të ngrohta si batanije dhe rroba pambuku”, njoftoi në rrjetet sociale Wang Yu, ambasadori kinez në Afganistan.

Ministri i Refugjatëve i Afganistanit, Khalil Haqqani, pranoi dërgesën e ndihmës në aeroportin e Kabulit.

“Ndihma tregon dashuri dhe miqësi të thellë të popullit kinez ndaj popullit afgan dhe pasqyron rolin e Kinës si një vend i madh që mban premtimet dhe është e sjellshme me fqinjët, që është një lëvizje e madhe për të ndërtuar një komunitet me një të ardhme të përbashkët për njerëzimin”, tha Wang.

Në fillim të këtij muaji, Kina premtoi 31 milionë dollarë ndihmë humanitare për Afganistanin, i cili i dha fund luftës me daljen e të gjitha forcave të huaja në muajin gusht, pasi talebanët rimorën kontrollin e vendit të shkatërruar nga lufta.

Pekini do të përqendrohet në nevojat e dimrit të popullit afgan dhe do të përfshijë ushqime drithërash, rezerva të vaksinave dhe ilaçe.

Ndihma humanitare për Afganistanin vjen në një kohë kur Kombet e Bashkuara (OKB) paralajmëruan për një krizë të madhe humanitare në Afganistan.

Më 13 shtator, organi ndërkombëtar organizoi një konferencë të madhe për mbledhjen e fondeve në Gjenevë, ku mbi 1 miliard dollarë fonde u premtuan nga vende të ndryshme për të ndihmuar popullin afgan.

Pekini është shfaqur si një kritikues kryesor i SHBA-së dhe e akuza atë si “fajtor të çështjes afgane”.

“Afganistani është një shtet sovran i pavarur. SHBA-ja duhet të respektojë sovranitetin, pavarësinë dhe integritetin territorial të Afganistanit. Sulmi me dron që vrau dhjetë persona në Kabul është vetëm ‘maja e ajsbergut’ të të gjitha atyre tragjedive dhe krimeve të kryera nga SHBA-ja”, tha dje Hua Chunying, zëdhënëse e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës.

Siç tha ajo, “si fajtor i çështjes afgane”, SHBA-ja duhet të mbajë përgjegjësinë e saj dhe të ndalojë ndërhyrjen e zakonshme dhe të pahijshme ushtarake.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *