Kina dhe SHBA bëhen bashkë, zotohen se do të angazhohen për ndryshimin e klimës

10:17 18/04/2021

Kina dhe SHBA duket se kanë rënë dakord me njëra-tjetrën dhe thonë se janë të përkushtuara për të punuar së bashku dhe me vendet e tjera në trajtimin e ndryshimit të klimës.

Kjo vjen pas disa takimeve midis të dërguarit kinez të klimës Xie Zhenhua dhe homologut të tij amerikan John Kerry në Shangai javën e kaluar.

BBC bën me dije se të dy kanë ranë dakord mbi veprime të mëtejshme specifike për të ulur emetimet, konfirmoi një deklaratë e përbashkët të dielën.

Nga ana tjetër Presidenti i SHBA Joe Biden do të zhvillojë një samit virtual të klimës këtë javë, të cilin Kina thotë se po e pret me padurim.

Megjithatë nuk dihet ende nëse Presidenti kinez Xi Jinping do të bashkohet me udhëheqësit botërorë të cilët janë zotuar të marrin pjesë.

Ndërkohë bëhet me dije se Kina dhe SHBA gjithashtu kanë ranë dakord të ndihmojnë vendet në zhvillim dhe të financojnë projekte për emetim të pakët të karbonit./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *