“Kina do përgjigjet nëse akuzohet për koronavirusin”

21:10 26/08/2021

Pekini zyrtar: SHBA po e politizon çështjen e origjinës së Covid

Kina  ka akuzuar Shtetet e Bashkuara lidhur me politizimin e çështjes mbi origjinën e koronavirusit.

Fu Cong, drejtor i përgjithshëm i departamentit të kontrollit të armëve në Ministrinë e Jashtme kineze deklaroi në një konferencë për gazetarët e huaj se “fyerja e Kinës nuk mund të zbardhë SHBA”.

“Nëse duan ta akuzojnë Kinën pa arsye, atëherë le të përgatiten për kundërsulme nga Kina”, tha ai.

Inteligjenca amerikane pritet të nxjerrë brenda ditësh një raport mbi origjinën e koronavirusit, i cili është identifikuar për herë të parë në Kinë, në fund të vitit 2019.

Një raport i përbashkët OBSH-Kinë i botuar në fund të marsit arriti në përfundimin se teoria se virusi mund të ketë dalë nga një aksident në një laborator të Kinës është i pamundur. Skenari më i mundshëm është se virusi u përhap nga kafshët tek njerëzit .

Ndërkohë ekspertët e OBSH thonë se po mbaron koha për të studiuar origjinën e COVID-19.  Ata paralajmëruan se koha po për të bërë studime të antitrupave po perfundon pasi shumë ferma të kafshëve të egra kineze gjithashtu janë mbyllur në përgjigje të pandemisë.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *