Kina do vendosë vijën e ndarjes në Everest

22:00 10/05/2021

Vendimi vjen pasi alpinistët në kampin bazë nëe Nepal paralajmëruan për rritjen e rasteve të Covid

Kina do të vendosë një linjë ndarjeje në majën e malit Everest në mënyrë që të parandalojë alpinistët të përzihen me të tjerët nga Nepali.

Vendimi vjen më pak se një javë pasi alpinistët dhe autoritetet në kampin bazë në Nepal paralajmëruan për rritjen e rasteve të Covid. Everest qëndron në kufirin midis Kinës dhe Nepalit dhe alpinistët e ngjitin atë nga të dy anët. Nuk është ende e qartë se si Kina do të zbatojë rregullat në mal.

Një ekip i udhëzuesve malësorë tibetianë po dërgohet në majë për të vendosur linjën. Ajo do të jetë në vend para mbërritjes së një grupi alpinistësh kinezë të cilët janë aktualisht në rrugën e tyre. Alpinistët nga pala kineze do të ndalohen të kenë kontakt me palën e Nepalit dhe nuk do të lejohen të prekin objektet që kanë qenë në majë.

Aktualisht, turistëve pa leje u ndalohet të hyjnë në kampin bazë kinez dhe vendi ka ndaluar që shtetasit e huaj të ngjiten në mal. Megjithatë Nepali, i cili mbështetet shumë te të ardhurat e gjeneruara nga ekspeditat e Everestit, ka lejuar alpinistë të huaj, duke dhënë 400 leje këtë sezon.

Më shumë se 30 alpinistë të sëmurë u evakuuan nga pala nepaleze javët e fundit pasi vendi përballet me një valë të dytë koronavirus. Vendi tani ka regjistruar më shumë se 394,667 raste dhe 3,720 vdekje.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *