Kina e Rusia kërkojnë që t’i hiqen sanksionet Koresë së Veriut

11:34 03/11/2021

Kërkesa drejtuar OKB-së për të ndihmuar qytetarët e prekur nga kriza ushqimore

Kina dhe Rusia i kanë kërkuar Këshillit të Sigurimit të OKB-së që t’i japë fund një sërë sanksionesh kundër Koresë së Veriut.

Përmes një projekt-rezolute ata kanë kërkuar heqjen e sanksioneve për eksportet e produkteve të detit, tekstileve  dhe mbi importet e produkteve të naftës të rafinuar në mënyrë që jetesa e qytetarëve në vendin aziatik të përmirësohet. Koreja e Veriut është subjekt i sanksioneve të OKB-së që nga viti 2006 për programet e saj bërthamore.

Disa diplomatë të OKB-së, për agjencinë e lajmeve Reuters, thanë se projekt-rezoluta ka pak gjasa të gjejë mbështetje. Edhe në vitin 2019 Rusia dhe Kina patën bërë një projekt-rezolutë të ngjashme, por kurrë  nuk doli në votim. Misioni i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në OKB e administrata e Presidentit amerikan Joe Biden “mbetet e përkushtuar ndaj regjimit të sanksioneve” dhe tha se anëtarët e OKB-së duhet të fokusohen në sanksionet tashmë të vendosura.

Peniani ka vuajtur prej kohësh nga kriza ushqimore. Më herët udhëheqësi Kim Jong Un u tha qytetarëve të tyre të ushqeheshin me mishin e mjellmave të zeza në përpjekje për të zgjidhur krizën që ka prekur mbarë vendin.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *