Kina evakuon më shumë se 200 shtetas nga Afganistani

Kina ka evakuuar më shumë se 200 shtetas nga Afganistani, që është duke përjetuar pasiguri me tërheqjen nga SHBA-ja dhe forcat aleate, duke i dhënë fund luftës 20-vjeçare.

Një fluturim i Xiamen Airlines solli në shtëpi 210 shtetas kinezë nga Kabuli, njoftoi sot e përditshmja kineze “Global Times”.

Rreth 52 pasagjerë, të cilët zbarkuan në aeroportin ndërkombëtar Wuhan Tianhe në provincën qendrore Hubei, rezultuan pozitivë ndaj koronavirusit.

Autoritetet lokale shëndetësore theksuan se 22 nga rastet pozitive ishin simptomatike.

Autoritetet po ashtu dezinfektuan avionin dy herë në Wuhan dhe Xiamen, kryeqyteti i provincës Fujian, për të shmangur përhapjen e infeksionit.

Largimi i forcave të huaja nga Afganistani erdhi pasi SHBA-ja nënshkroi një marrëveshje me talebanët në shkurt të vitit të kaluar.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.