Kina forcon kontrollin mbi Hong Kongun

18:55 30/03/2021

Ndryshimet e reja parashikojnë që në parlament të përfshihen më shumë deputetë patriotë

Kina ka miratuar ndryshime gjithëpërfshirëse në rregullat zgjedhore të Hong Kongut, të cilat do të forcojnë kontrollin e saj mbi qytetin.

Numri i vendeve të zgjedhura drejtpërdrejt në parlament është shkurtuar pothuajse në gjysmë dhe deputetët e ardhshëm së pari do të verifikohen nga një komitet pro-Pekinit, për të siguruar besnikërinë e tyre në kontinent.

QĂ«llimi Ă«shtĂ« qĂ« tĂ« sigurohet se vetĂ«m figurat patriotike mund tĂ« garojnĂ« pĂ«r pozicionet e pushtetit. KritikĂ«t paralajmĂ«rojnĂ« se kjo do tĂ« thotĂ« fundi i demokracisĂ«. Media shtetĂ«rore kineze raportoi se organi mĂ« i lartĂ« vendimmarrĂ«s i vendit, Komiteti i PĂ«rhershĂ«m votoi unanimisht pĂ«r ta miratuar atĂ«. Kjo ndryshon mini-kushtetutĂ«n e Hong Kongut.

Udhëheqësja e Hong Kongut, Carrie Lam, ka deklaruar se kjo është mënyra më e mirë për të bërë demokracinë, duke shtuar se komiteti i verifikimit nuk do t’i kontrollojë njerëzit bazuar në pikëpamjet e tyre politike, por përkundrazi do të heqë jo-patriotët. Opozita ka deklaruar se ky sistem i ri është me të vërtetë degradues dhe shumë shtypës.

Në vitet e fundit Pekini gradualisht ka rritur ndikimin e tij në Hong Kong. Në 2020 Pekini miratoi një ligj të sigurisë kombëtare, i cili uli autonominë gjyqësore të Hong Kongut dhe e bëri më të lehtë dënimin e demonstruesve. Që atëherë, një varg kritikësh janë dënuar me burgim të përjetshëm.

Klan News

TĂ« ngjashme

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *