Kina “fsheh” shifrat e infektimeve dhe vdekjeve nga Covid-19

kina fsheh shifrat e infektimeve dhe vdekjeve nga covid 19
kina fsheh shifrat e infektimeve dhe vdekjeve nga covid 19

Komisioni Kombëtar i Shëndetit i Kinës ka ndaluar publikimin e të dhënave ditore të Covid-19, pasi ka dyshime në lidhe me besueshmërinë e shifrave  pasi infektimet shpërthyen  pas lehtësimit të kufizimeve.

“Informacionet përkatëse për Covid-in do të publikohen nga Qendra Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve për referencë dhe kërkime”, tha komisioni Kombëtar i Shëndetit në një deklaratë, pa specifikuar arsyet pse shifrat nuk do bëhen të ditura për qytetarët.

Ndalimi i papritur i raportimit të totalit të infeksionit ditor dhe vdekjeve, vjen pasi janë duke u rritur shqetësimet rreth mungesës së informacionit.

Pavarësisht rritjes së infektimeve, Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë nuk kishte raportuar asnjë vdekje nga Covid-19 në mbarë vendin për katër ditë rresht. Javën e kaluar Kina ngushtoi përkufizimin e saj të vdekjes nga virusi.

Javën e kaluar OBSH paralajmëroi se Kina mund të jetë duke luftuar për të mbajtur një raport të infeksioneve Covid-19. OBSH nuk ka marrë asnjë të dhënë nga Kina për shtrimet e reja të Covid-it që kur Pekini lehtësoi kufizimet e tij. Mungesa e transparencës së të dhënave e ka bërë të vështirë monitorimin e shkallës së këtij shpërthimi më të fundit Covid.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts