Kina gjobit 30 zyrtarë për dështimin në luftën ndaj pandemisë COVID-19

Njoftohet se Kina ka ndëshkuar 30 zyrtarë të cilët pretendohet se dështuan në luftimin e pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19).

Dhjetëra zyrtarë në të gjithë vendin ose u shkarkuan ose u dënuan për dështimin për t’iu përgjigjur siç duhet rasteve të COVID-19 në rritje kohëve të fundit.

Gjithashtu thuhet se në mesin e atyre që u ndëshkuan si të papërshtatshëm, është një nënkryetar i bashkisë, krerët e komisioneve të shëndetësisë, administratorët e spitaleve, personeli në aeroport dhe njësitë e turizmit.

Komisioni Kombëtar i Shëndetit i Kinës njoftoi se në 24 orët e fundit u regjistruan 94 raste lokale me COVID-19.

Kohët e fundit në aeroportin e qytetit lindor të Nanjing, varianti shumë ngjitës Delta u zbulua në mesin e punonjësve të aeroportit dhe është përhapur nga rajoni tropikal Hainan deri në Mongolinë e Brendshme.

Pasi varianti Delta u regjistrua në qytetin Zhangjiajie, qyteti me 1,5 milion banorë u mbyll, ndërsa kufizimet e udhëtimit dhe masat e distancës sociale filluan të zbatohen përsëri.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *