Kina ka administruar mbi 1,2 miliard doza të vaksinave kundër COVID-19

Kina sot konfirmoi se ka administruar mbi 1,2 miliardë doza të vaksinave të saj kundër koronavirusit të ri (COVID-19), më shumë se çdo vend në botë.

Që nga 28 qershori, 31 provinca kineze, rajone autonome dhe komuna nën qeverinë qendrore kanë dhënë mbi 1,2 miliardë doza, tha Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë në një deklaratë.

Sipas faqes “Our World in Data”, të paktën 223 milionë njerëz në Kinë janë vaksinuar plotësisht. Deri në 2,96 miliardë doza janë administruar globalisht.

Shteti më i populluar në botë, ku koronavirusi u zbulua për herë të parë në dhjetor të vitit 2019, filloi imunizimin masiv këtë janar.

Ajo administron vetëm vaksinat e zhvilluara nga ndërmarrjet farmaceutike vendore, dy prej të cilave janë Sinovac dhe Sinopharm, që janë miratuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Si pjesë e “diplomacisë së saj të vaksinave”, Kina ka eksportuar dhe dhuruar vaksina në më shumë se 66 vende, si dhe organizata ndërkombëtare.

Pas Kinës, SHBA-ja, India, Brazili, Britania, Gjermania, Italia dhe Turqia kanë dhënë më së shumti vaksina.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *