Kina kufizon abortet për “qëllime jo mjekësore”

12:16 27/09/2021

Kina është vendi më i populluar në botë, por vlerat e rritjes së numrit të popullsisë nga viti 2011 deri në 2020 janë më të ultat që nga 1950 dhe pritet të vazhdojnë në këto ritme.

Për të parandaluar këtë, Kina ka marrë një sërë masash strikte. Tashmë, sipas Këshillit Shtetëror, Kina do të ndalojë abortet “për qëllime jo shëndetësore”

Udhëzimet e nxjerra të Hënën, synojnë të përmirësojnë aksesin e përgjithshëm të grave në shërbimet e kujdesit shëndetësor para shtatzënisë.

Pas shumë përpjekjeve për të ulur numrin e banorëve, gjatë këtij viti Pekini ka ndërmarrë masa për të arritur të kundërtën. Në qershor, u komunikua që çiftet mund të kishin 3 fëmijë dhe jo më 2.

Politika të reja u ndërmorën edhe për të ulur nivelet financiare që nevojiten për të rritur një fëmijë, duke përmbushur nevojat bazike.

Një nga shqetësimet e ngritura është numri i lartë i aborteve në vend. Sipas statistikave të qeverisë, janë bërë 336 milionë aborte në periudhën kohore 1971-2013.

Aborti për shkak të gjinisë ka qenë gjithashtu i zakonshëm, duke bërë që Kina të ketë një inbalancë të theksuar mes gjinive, gati 30 milionë djem më shumë se vajza.

Me vendosjen e këtyre rregullave synohet të mbahet një balancë e numrit të popullësisë dhe të ketë rritje të saj./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *