Kina lejon fëmijën e tretë tek çiftet

23:30 31/05/2021

Masë për të shtuar ritmet e shtimit të popullsisë

Rënia e ndjeshme e ritmeve të shtimit të popullsisë ka detyruar autoritetet kineze të ndryshojnë sërish politikën për numrin e fëmijëve. Byroja Politike e drejtuar nga presidenti Xi Jinping vendosi të lejojë çiftet të kenë deri 3 fëmijë.

Vendimi erdhi pasi regjistrimi i fundit i popullsisë përfundoi para një muaji, ku rezultoi se 12 milionë foshnja ishin lindur vetëm vitin e kaluar, niveli më i ulët prej viteve ’60 dhe që po ashtu përbën një reduktim të ndjeshëm krahasuar me nivelin e 5 viteve më parë kur u regjistruan 18 milionë foshnja të lindura.

Ndryshimi i ligjit që tashmë lejon deri në tre fëmijë është i dyti brenda 5 viteve. Në 2016-ën u lejua edhe fëmija i dytë, duke bërë ndryshimin e madh të ligjit që për dekada të tëra i ka ndaluar çiftet kineze të kenë më tepër se një fëmijë.

Ai ligj reduktoi ritmet e shtimit të popullsisë, në vendin që kapërceu i pari shifrën e 1 miliardë banorëve. Aktualisht Kina numëron mbi 1.4 miliardë dhe vazhdon të jetë i parë në botë për nga numri i popullsisë.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *