Kina: Marrëdhëniet tona me Rusinë të shkojnë në një nivel më të lartë

13:48 30/03/2022

Pas takimit me ministrin e jashtëm rus, ka dhënë një deklaratë homologu i tij kinez, Wang Yi ku është shprehur se Kina është e gatshme të punojë me Rusinë për ta çuar marrëdhënien e tyre në një nivel më të lartë nën drejtimin e dy liderëve të saj.

Wang Yi shtoi se lidhjet midis dy vendeve i kanë rezistuar një testi të ri mes situatës ndërkombëtare.

Sjellim në vëmendje se vendet perëndimore, përfshirë edhe SHBA-në e kanë paralajmëruar Kinën që të mos e mbështesë Rusinë për pushtimin e saj në Ukrainë.

Nga ana tjetër, Wang Yi u shpreh se Kina mbështet “përpjekjet e Rusisë dhe Ukrainës për të kapërcyer vështirësitë e tyre”./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.