Kina: Masat e SHBA-së në rajonin autonom ujgur Xinjiang minojnë tregtinë globale

Zyrtarët kinezë pretendojnë se vendosja e kufizimeve të importit për kompanitë amerikane nga SHBA-ja me arsyetimin për shkeljet e të drejtave të njeriut në rajonin autonom ujgur Xinjiang përbëjnë kërcënim për tregtinë globale.

Kina reagoi ndaj shtimit të presionit nga SHBA-ja ndaj kompanive të cilat importojnë nga rajoni produkte të tilla si veshje, pambuk dhe domate.

Zëdhënësi i Ministrisë së Tregtisë së Kinës, Gao Feng mbrojti idenë e tij se shkeljet e të drejtave të njeriut dhe puna e detyruar të cilat SHBA-ja arsyeton lidhur me masat që ka marrë “nuk përputhen me tërësinë e të vërtetave” të rajonit.

Gao pretendon se qëndrimi i SHBA-së minon sigurinë dhe stabilitetin e zinxhirit furnizues global.

SHBA-ja ka rritur paralajmërimet e saj për kompanitë të cilat kanë lidhje tregtare me rajonin autonom ujgur Xinjiang.

Projektligji që do të sjellë kufizime të importit për kompanitë amerikane kaloi dje në Senat për t’u paraqitur për miratim në Dhomën e Përfaqësuesve.

Në një deklaratë më 9 korrik nga Departamenti amerikan i Tregtisë thuhet se 34 kompani u vendosën në listën e zezë dhe se 14 prej këtyre janë kompani me qendër në Kinë. Ishte theksuar se kompanitë janë përfshirë në presione, arrestime masive dhe praktika vëzhguese me teknologji të lartë ndaj pakicave ujgure, kazake dhe atyre myslimane në rajonin autonom ujgur, Xinjiang.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *