Kina mbyll transportin për shkak të variantit Delta

08:20 05/08/2021

Qeveria ka urdhëruar anulimin e fluturimeve, ndërsa Pekini ka pezulluar 13 linja hekurudhore

Kina ka forcuar në mënyrë dramatike kufizimet e udhëtimeve në përpjekje për të kontrolluar  shpërthimin më të keq të vendit me Covid-19 ku me qindra raste të variantit Delta janë raportuar vetëm së fundmi.

Deri më tani janë infektuar 400 persona në 25 qytete, përfshirë edhe kryeqytetin e Pekinin, por edhe Wuhan aty ku për herë të parë është shënuar rasti i parë me Covid-19.

71 raste të tjera të transmetuara në vend janë konfirmuar vetëm të martën i cili është numri më i lartë ditor që nga muaji janar.

Përveç anulimit të të gjitha fluturimeve të brendshme në disa qytete edhe Pekini ka pezulluar 13 linja hekurudhore.

Qendrat e banuara përfshirë edhe më shumë se 10,000 persona që jetojnë në Pekin, janë mbyllur për t’ju nënshtruar testimeve masive. Autoritetet gjithashtu kanë filluar testimin e të gjithë 11 milionë banorëve të Wuhan .

Qeveritë e të 31 provincave  u kanë bërë thirrje qytetarëve të kenë kujdes dhe i kanë këshilluar ata të shmangin largimin nga rajonet e tyre nëse nuk është e nevojshme dhe të qëndrojnë larg rajoneve me rrezik të lartë.

Autoritetet kineze janë munduar të kontrolluar këto shpërthime përmes testimit masiv, bllokimeve të rrepta të lokalizuara dhe kufizimeve të udhëtimeve.

Sidoqoftë, transmetueshmëria e lartë e variantit Delta ka bërë që numri i rasteve të rritet me shpejtësi dhe të përhapet së tepërmi.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *