Kina miraton ligj për të kundërshtuar sanksionet

Kina ka miratuar një dekret i cili parashikon kundërshtimin e sanksioneve me të cilat ky shtet ishte në goditje për arsye të ndryshme.

Sipas mediave lokale, i ashtuquajturi “Ligji i Sanksioneve” u miratua nga Komiteti i Përhershëm i Kongresit Popullor Kombëtar.

Dekreti “synon të krijojë një bazë ligjore për ndërmarrjen e veprimeve kundër përpjekjeve të shteteve të tjera për të vendosur sanksione ndaj Kinës”.

Dekreti u miratua në të njëjtën ditë kur në Londër mbahet Samiti i vendeve të G7, i kryesuar nga SHBA-ja me të cilën Kina ka marrëdhënie të tensionuara.

Kina kohët e fundit është në marrëdhënie të tensionuara me SHBA-në dhe vendet perëndimore lidhur me akuzat për shkelje të të drejtave të pakicës muslimane ujgurët që jetojnë në rajonin autonom Xinjiang mbi aktivitetet e konsideruara si një kërcënim i sigurisë për Tajvanin dhe rajone të tjera.

SHBA-ja, Britania e Madhe dhe vendet anëtare të Bashkimit Evropian vendosën sanksione ndaj Kinës në fillim të këtij viti për shkak të ndodhive në rajonin autonom kinez Xinjiang në të cilën jetojnë ujgurët.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *