Kina mori mostra nga ana e errët e Hënës, sonda nis kthimin për në Tokë

kina mori mostra nga ana e erret e henes sonda nis kthimin per ne toke

































Kina tha se sonda e saj hënore është ngritur me sukses nga ana e largët e Hënës për të filluar udhëtimin e saj të kthimit në Tokë duke mbajtur mostrat e para të mbledhura ndonjëherë nga rajoni.

Kinaaa

Të dielën, sonda u ul në një krater gjigant afër polit jugor të hënës. Kina është i vetmi vend që ka zbritur në anën e largët të Hënës, duke e bërë këtë edhe më parë në vitin 2019.

Administrata Kombëtare Kineze e Hapësirës (CNSA) e përshkroi uljen dhe ngritjen e misionit si “një arritje të paprecedentë”.

Ana e largët ose “e errët” e hënës është teknikisht sfiduese për t’u arritur për shkak të distancës së saj dhe terrenit të saj të vështirë të kraterave gjigantë, të thellë dhe disa sipërfaqeve të sheshta.

Zyrtarëve të hapësirës u është dashur të përdorin një satelit për të drejtuar dhe mbajtur komunikimet me anijen Chang’e-6. Kina synon të jetë vendi i parë që do të sjellë përsëri mostra shkëmbi dhe dheu nga ana e largët e Hënës.

CNSA njoftoi përfundimin e marrjes së mostrave të martën duke thënë se sonda kishte “i rezistuar provës së temperaturës së lartë në anën e largët të hënës” dhe tani do të kthehej.

Anija që u nis më 3 maj, është e gjashta në projektin “Chang’e”, Programi Kinez i Eksplorimi Hënor, dhe e dyta e destinuar për kthimin e mostrave. Paraardhësi i tij, “Chang’e 5”, solli gurë nga ana e afërt e Hënës në vitin 2020, gjë që çoi në gjetje befasuese rreth trupit qiellor pasi mostrat rezultuan të ishin shumë më të reja se ato të marra nga misionet amerikane Apollo dhe Luna sovjetike 50 vjet më parë.

Shkencëtarët thonë se mostrat e mbledhura nga sonda kineze mund të çojnë në zbulime të rëndësishme rreth historisë dhe zhvillimit të Hënës, veçanërisht pasi dy hemisferat e saj ndryshojnë shumë nga njëra-tjetra, të paktën në sipërfaqe.

Për shembull, ana e afërt është e mbuluar me dete vullkanike, të cilat janë të rralla në anën e largët për arsye që mbeten të panjohura.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts