
19:30 05/08/2022
Pekini vendos sanksione ndaj Pelosit
Kina vendos të ndalë bisedimet me shtetet e Bashkuara të Amerikës në një sërë fushash, duke përfshirë edhe ato mes komandantëve ushtarakë të nivelit të teatrit dhe bisedimet për klimën për shkak të vizitës së kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi në Tajvan.
Ministria e Jashtme e KinĂ«s tha se po pezullonte gjithashtu bashkĂ«punimin me Uashingtonin pĂ«r parandalimin e krimit ndĂ«rkufitar dhe trafikut tĂ« drogĂ«s. Pekini njoftoi se do tĂ« vendoste sanksione ndaj Pelosit dhe familjes sĂ« saj tĂ« ngushtĂ« nĂ« pĂ«rgjigje tĂ« veprimeve tĂ« saj âtĂ« mbrapshtaâ dhe âprovokueseâ.
Vendimet vijnë në një kohë kur Pekini po mban një stërvitje të madhe ushtarake që do të mbajë të bllokuar ishullin nga deti dhe ajri deri të dielën. Tajvani tha se 68 avionë ushtarakë kinezë dhe 13 anije të marinës po kryenin misione në ngushticën mes 2 vendeve.
Sekretari amerikan i Shtetit tha se nuk ka asnjë justifikim për këtë përgjigje ushtarake ekstreme, disproporcionale dhe përshkallëzuese të Kinës dhe se Pekini i ka çuar aktet e rrezikshme në një nivel të ri.
Tajvani është vetëqeverisur që nga viti 1949, kur komunistët e Mao Ce Dunit morën pushtetin në Pekin, por Kina e ka konsideruar gjithmonë si territor të saj.
Tv Klan