Kina, ndihma humanitare për Ukrainën

11:26 07/03/2022

Kryqi i Kuq i Kinës do të ofrojë ndihmë humanitare për Ukrainën, tha ministri i Jashtëm Ëang Yi, teksa përsëriti thirrjen për vazhdimin e bisedimeve diplomatike. Ai theksoi se miqësia e Kinës me Rusinë është “e fortë” dhe perspektivat për bashkëpunim janë shumë të gjera.

Fjalët e Yi vijnë disa orë pasi kryeministri i Australisë Scott Morrison i kërkoi Kinës të dënojë pushtimin e Ukrainës nga Rusia.

Në një fjalim të gjatë për politikën e jashtme në Sydney, Morrison tha se Kina ka folur vazhdimisht për respektimin e sovranitetit dhe integritetit territorial

“I takon Kinës, në këtë pikë kyçe të historisë, të tregojë se këto janë më shumë se vetëm fjalë”, tha Morrison, duke shtuar se “asnjë vend nuk do të kishte një ndikim më të madh në Rusi sesa Kina”.

Deri më tani, qeveria e Kinës as nuk e ka dënuar dhe as e ka mbështetur luftën e Rusisë kundër Ukrainës dhe madje është përmbajtur duke mos e quajtur atë “pushtim”.

Megjithatë në fillim të kësaj jave, Yi sinjalizoi se Kina ishte gati të luante një rol në ndërmjetësimin e një armëpushimi./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.