Kina në alarm nga rritja e rasteve me Omicron

13:20 16/03/2022

Ekspertët janë shprehur se qasja e qeverisë kineze ndaj Covid-it nuk është më e qëndrueshme

Qeveria kineze po përballet së fundmi me presion në rritje nga rastet me Covid-19 kryesisht me variantin Omicron.

Ditët e fundit infektimet në Wuhan, aty ku lindi Covid dhe në disa provinca të tjera janë rritur shumë me gati 14 mijë raste më shumë se në vitin 2021. Disa pjesë të Kinës tashmë po e ndjejnë përkeqësimin e situatës dhe po përpiqen të testojnë popullsinë lokale dhe të karantinojnë të infektuarit.

NĂ« provincĂ«n verilindore tĂ« Jilin, rajoni mĂ« i goditur nga shpĂ«rthimi aktual, qytetet e prekura po garojnĂ« pĂ«r tĂ« ndĂ«rtuar spitale tĂ« pĂ«rkohshme. Sipas asaj qĂ« raporton “Reuters” furnizimet me medikamente nĂ« disa provinca pĂ«r tĂ« parandaluar pandeminĂ« do tĂ« zvogĂ«lohen brenda dy deri nĂ« tre ditĂ«.

Kina i ka qëndruar fort politikës së saj zero-Covid duke identifikuar në mënyrë rigoroze infeksionet dhe duke i bllokuar kur ato shfaqen. Ekspertët kinezë shprehen se 90% e popullsisë është vaksinuar por ata ngrenë dyshimet nëse vaksinat kineze e reduktojnë përhapjen e Covid-19. Sipas tyre kontrolli i pandemisë është bërë edhe më i vështirë.

Vendi po pĂ«rpiqet gjithashtu tĂ« balancojĂ« masat pandemike me njĂ« rimĂ«kĂ«mbje ekonomike. Disa ekspertĂ« tashmĂ« thonĂ« se qasja e KinĂ«s ndaj Covid-it nuk Ă«shtĂ« mĂ« e qĂ«ndrueshme. Politika e KinĂ«s pĂ«r Covid-19 nuk Ă«shtĂ« thyer plotĂ«sisht, por rritja ditore e mbi 1000 rasteve Ă«shtĂ« njĂ« shenjĂ« paralajmĂ«ruese.

Rritje të rasteve ka parë edhe Europa me në krye Gjermaninë e cila së fundmi raportoi një tjetër incidencë rekord të lartë shtatë-ditore të koronavirusit. Instituti Robert Koch regjistroi 263 mijë infeksione të reja, një rritje prej 22% krahasuar me një javë më parë. Qeveria argumenton se edhe pse rastet janë në rritje, nuk ka më një rrezik të madh të mbingarkesës së sistemit shëndetësor për shkak të vaksinimeve dhe faktit që varianti dominues Omicron shpesh ka simptoma më të lehta.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.