Kina nis misionin 6-mujor në hapësirë, pjesë e ekuipazhit tre austronautë

Kina ka nisur një raketë në stacionin e saj të ri hapësinor, raporton agjencia shtetërore të lajmeve Xinhua. Pjesë e ekuipazhit janë tre austronautë.

Fluturakja hapësinore u nis nga qendra e nisjes Jiuquan në shkretëtirën Gobi të Kinës veriperëndimore. Ekipi planifikon të kalojë gjashtë muaj në stacionin hapësinor Tiangong. Ata e kanë për detyrë të vendosin pajisje dhe të testojnë teknologjinë për ndërtimin e ardhshëm në Tiangong. Misioni i kaluar pati qëndruar tre muaj në hapësirë.

Komandanti i misionit, 55-vjeçari Zhai Zhigang, është një ish-pilot luftarak i cili ishte pjesë e misionit të parë hapësinor të Kinës në vitin 2008. Ai tha se ekipi do të kryejë operacione “më komplekse” në hapësirë sesa misionet e mëparshme. Ekipi i astronautëve përfshin piloten ushtarake, Wang Yaping, 41-vjeçare, e cila do të bëhet gruaja e parë që viziton stacionin hapësinor kinez. Në vitin 2013, ajo u bë gruaja e dytë kineze që udhëtoi në hapësirë.

Anëtari tjetër i ekipit është Ye Guangfu, një pilot 41-vjeçar nga Ushtria Çlirimtare e Popullit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *