Kina nis stërvitjet përqark Tajvanit

kina nis stervitjet perqark tajvanit
kina nis stervitjet perqark tajvanit

08:43 04/08/2022

Raketat balistike mund të godasin territorin

Kina ka nisur në ngushticën e Tajvanit, ato që konsiderohen si stërvitjet ushtarake më të mëdha në histori. Gjithçka konsiderohet si një mesazh që Pekini i dërgon Uashingtonit, si hakmarrje ndaj vizitës së drejtueses së dhomës së përfaqësuesve Nensi Pelosi zhvilloi në Taipei, të Martën dhe të Mërkurën, duke shkelur sipas Kinës integritetin territorial të vendit, pasi e konsideron Tajvanin si territor të vetin.

Burime të agjencisë Reuters pranë qeverisë tajvaneze thonë se ushtria kineze po përdor edhe raketa balistike të fuqishme me rreze që hyn brenda territorit tokësor të ishullit. Zyrtarët ushtarakë të Tajvanit paralajmëruan se raketat kineze mund të godasin edhe në thellësi të territorit tokësor të Tajvanit, çka mund të nxisë fillimin e një lufte mes dy vendeve.

Stërvitjet kineze që përmbyllen të Dielën, e kanë rrethuar Tajvanin nga 6 pika dhe kanë bllokuar plotësisht fluturimet dhe lundrimet civile, përfshirë tregëtinë me jashtë. Për këtë qeveria tajvaneze protestoi.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts