Kina paralajmëron SHBA-në: Përkeqësimi i marrëdhënieve mund të ndikojë negativisht në bisedimet për klimën

Ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi paralajmëroi John Kerry përfaqësuesin special për klimën të presidentit amerikan Joe Biden, se përkeqësimi i marrëdhënieve SHBA-Kinë mund të ndikojë negativisht ndaj bashkëpunimit lidhur me çështjen e ndryshimit të klimës.

Në një deklaratë nga Ministria e Jashtme kineze thuhet se ministri Wang zhvilloi një bisedë nëpërmjet video-konferencës me Kerry-n.

Në bisedë Wang tha se marrëdhëniet në çështjen e ndryshimit të klimës nuk mund të mbahen të ndara nga marrëdhëniet me gjithëpërfshirje më të gjera. Ai i bëri thirrje SHBA-së që të ndërmarrë hapa për zhvillimin e marrëdhënieve aktuale.

Kerry i cili zhvilloi kontakte në qytetin Tianjin të Kinës me kolegët kinezë lidhur me bisedimet për klimën, theksoi se SHBA-ja është e vendosur që të bashkëpunojë me të gjithë botën për ndryshimin e klimës dhe se inkurajon Kinën që të hedhë hapa shtesë lidhur me zvogëlimin e emetimeve.

Sipas Rrjetit Global Televiziv të Kinës, Kerry tha se Kina “luan një rol super kritik” në përpjekjet për luftën me ndryshimin global të klimës.

Derisa Kina ndodhet në vend të parë në renditjen botërore në emetimin e gazit serë, SHBA-ja renditet menjëherë pas saj.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *