Kina përmbahet nga dënimi i Rusisë për sulmin në Ukrainë

14:27 25/02/2022

Pekini kërkon dialog mes palëve

Qeveria kineze ka mbajtur një qëndrim kundër komentit të Presidentit të SHBA Joe Biden se çdo shtet që mbështet pushtimin e Ukrainës nga Rusia do të njolloset nga shoqëria njerëzore duke thënë se do të ishte mirë që shtetet që ndërhynin në punët e brendshme të të tjerëve të shihnin reputacionin e tyre të njollosur.

I pyetur nëse Kina është e përgatitur të rrisë blerjet e naftës ruse në përgjigje të sanksioneve të SHBA-së dhe BE-së, zëdhënësi i qeverisë kineze Wang tha se sanksionet nuk kanë qenë kurrë një mënyrë efektive për të zgjidhur problemet.

Kina shpreson që palët të mund të punojnë shumë për të zgjidhur problemin përmes dialogut dhe konsultimeve. Në të njëjtën kohë, theksoi zyrtari kinez, çështja e Ukrainës ka sfondin e saj kompleks dhe të veçantë historik ndaj Kina i kupton shqetësimet legjitime të Rusisë për çështjet e sigurisë.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.