Kina pranon dëmet e pandemisë në ekonomi

14:40 17/08/2022

Ekonomia rritet më pak se parashikimi, bie prodhimi industrial dhe shitjet me pakicë

Kina pranoi dëmet që politika zero Covid për kontrollin e pandemisë i shkaktoi ekonomisë së vendit dhe zinxhirëve të furnizimit. Tani që efektet po ndjehen më thellë, kryeministri Li Keqiang kërkoi që të merren masa të veçanta për të kompensuar goditjet.

Është momenti më kritik për rikuperimin ekonomik”, u tha ai udhëheqësve provincialë në një takim në Shenzhen, ndërsa kërkoi koordinim të luftës ndaj pandemisë dhe zhvillimit ekonomik dhe social.

Li u bëri thirrje gjashtë provincave më të zhvilluara ekonomikisht, të cilat së bashku japin 45% të prodhimit ekonomik, që të nxisin në mënyrë proaktive rritjen.

Ato duhet të zbatojnë në mënyrë efektive paketën e politikave për stabilizimin e ekonomisë dhe të zhbllokojnë potencialin e tyre politik”, tha ai.

Pekini druan se gjendja ekonomike do të përkeqësohet në prag të Kongresit të Nëntorit të Partisë Komuniste ndaj dhe kryeministri kërkon krijimin dhe ruajtjen e vendeve të punës, duke vënë në dukje se kërkesa e ngadaltë është “një pengesë e theksuar për aktivitetin ekonomik”.

Komentet e kryeministrit shënojnë një pranim publik se ekonomia kineze po dobësohet dhe ato po vijnë pasi prodhimi industrial, shitjet me pakicë dhe investimet e aseteve fikse ranë nën parashikim gjatë Korrikut.

Në një lëvizje të papritur për të forcuar ekonominë, Banka Qendrore e Kinës ka ulur gjithashtu disa norma interesi. Në tremujorin e dytë, ekonomia e Kinës u rrit me vetëm 0,4%, shumë më poshtë objektivit të qeverisë prej 5,5% për vitin në tërësi.

Ekonomia kineze ka të ngjarë të rritet me vetëm 3,3% këtë vit”, sipas vlerësimeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.