Kina reagon lidhur me vizitën e delegacionit jozyrtar amerikan në Tajvan

Për shkak të vizitës së delegacionit jozyrtar të SHBA-së në Tajvan, Kina shprehu zemërim për rritjen e ndërveprimeve midis tyre, duke i bërë thirrje Washingtonit të ndalojë praktikat e tilla.

“Kina i ka paraqitur ankesë SHBA-së ndaj (presidentit) Joe Biden për shkak të dërgimit të delegacionit jozyrtar në Tajvan”, tha Lijian Zhao, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, në një konferencë për media në Pekin.

“Pekini i bën thirrje SHBA-së të ndalojë menjëherë shkëmbimet zyrtare të çdo forme me ishullin dhe të trajtojë me maturi çështjet e lidhura me Tajvanin”, citoi e përditshmja kineze “Global Times” të ketë thënë Lijian.

Më herët gjatë ditës, një delegacion amerikan i përbërë nga ish-zyrtarë të Departamentit Amerikan të Shtetit dhe një ish-senator zbarkoi në Taipei për një vizitë “jozyrtare” në Tajvan të cilën Kina e konsideron si “provincën e saj të shkëputur”. Megjithatë, Taipei thotë se është i pavarur që nga viti 1949.

Ky është delegacioni i parë i tillë nën administratën e Bidenit që viziton Taipein. Muajin e kaluar, një ambasador amerikan vizitoi Tajvanin. Ai po shoqëronte delegacionin e presidentit të Palau-s në Taipei.

Vizita erdhi një ditë pasi Tajvani u ankua për “sulmin më të madh” në zonën e tij të identifikimit të mbrojtjes ajrore (ADIZ) nga të paktën 25 avionë ushtarakë kinezë, aktivitetet e të cilëve janë rritur mbi ngushticën e Tajvanit me ndërveprimet e shpeshta Washington-Taipei.

Të pritur nga ministri i Jashtëm i Tajvanit, Joseph Wu, delegacioni do të takojë presidenten e Tajvanit, Tsai Ing-wen të enjten, dhe do të takohen me zyrtarë tajvanezë të shqetësuar për sigurinë kombëtare, punët e jashtme dhe mbrojtjen kombëtare gjatë qëndrimit të tyre.

Administrata e ish-presidentit amerikan Donald Trump i shiti armë Taipeit me vlerë 4.8 miliardë dollarë vitin e kaluar, duke përshkallëzuar marrëdhëniet tashmë të tensionuara me Pekinin i cili e sheh atë si një shkelje të “politikës një Kinë”.

SHBA-ja njohu zyrtarisht Kinën në vitin 1979 dhe nën “Tre komunikatat”, zhvendosën marrëdhëniet diplomatike nga Taipei në Pekin, duke pranuar politikën “Një Kinë”, sipas së cilës Tajvani përfshihet si pjesë e Kinës.

Pekini nuk ka përjashtuar përdorimin e forcës për të ndaluar Taipein që t’i afrohet Washingtonit.

“Ne nuk premtojmë se do të heqim dorë nga përdorimi i forcës dhe opsionit të marrjes së të gjitha masave të nevojshme. Ne kemi për qëllim ndërhyrjen e forcave të jashtme dhe numrin shumë të vogël të separatistëve dhe aktivitetet e tyre separatiste. Ne patjetër nuk kemi për qëllim bashkatdhetarët në Tajvan”, tha Ma Xiaoguang, zëdhënës i Zyrës së Çështjeve të Tajvanit të Këshillit të Shtetit në Pekin.

Ai u tha gazetarëve të martën se vendosja e 25 avionëve luftarakë në hapësirën ajrore të Tajvanit ishte “për t’i thënë Tajvanit se afrimi me SHBA-në për të kërkuar pavarësinë do të dështojë”.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *