Kina refuzon rinisjen e hetimeve mbi origjinën e Covid-19

22:38 13/08/2021

“Hetimet nuk ngrihen në baza shkencore, por mbi interesa politike”

Kina ka refuzuar pĂ«rsĂ«ri rinisjen e hetimeve nga Organizata BotĂ«rore tĂ« ShĂ«ndetĂ«sisĂ« mbi origjinĂ«n e COVID-19,  duke thĂ«nĂ« se beson nĂ« kapacitetet shkencore tĂ« saj.

Në Janar të këtij viti ekipi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë së bashku me një ekip kinez kryen hetime në Wuhan dhe zona të tjera në Kinë për origjinën e Covid-19.

Pas hetimeve, OBSH-ja i bëri thirrje Kinës që të ndajë të dhënat fillestare rreth koronavirusit, për të analizuar origjinën e virusit.

Zëvendësministri i Jashtëm kinez, Ma Zhaoxu ka theksuar se hetimi fillestar ka qenë i mjaftueshëm dhe thirrjet për më shumë të dhëna janë të motivuara nga politika dhe jo shkenca.

Në raportin e ekipit që hetuan origjinën e virusit në Kinë thuhet se kalimi i virusit nga lakuriqi i natës tek njeriu, është skenari më i mundshëm. Dr. Peter Embarek që drejtoi investigimin e OBSH mbi origjinën e koronavirusit në Kinë shprehet se pacienti i parë me Covid-19 mund të jetë infektuar në laboratorin e Wuhan-it.

Klan News


TĂ« ngjashme Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *