Kina rikthen maskën, detyrim edhe jashtë

23:25 14/08/2021

Komisioni Shëndetësor i Pekinit: Kusht edhe për personat e vaksinuar

Pikërisht atje ku nisi,  pandemia e Covid-19, e cila njihet si pandemia më e gjatë në kohët moderne të njerëzimit, në Kinë, maska bëhet sërish e detyrueshme.

Autoritetet shëndetësore të Pekinit kanë ashpërsuar masat pasi shpërthimit të infeksionit me variantin Delta në disa provinca. Autoritetet shëndetësore kineze kanë vendosur se  përdorimi i maskës, tani është përsëri e detyrueshme edhe jashtë, për të parandaluar  një ringjallje më të keqe të koronavirusit.

Ndërkohë që më shumë se gjysma e provincave kineze janë në bllokim dhe kufizime udhëtimi të vendosura përsëri për dhjetëra miliona banorë. Lëvizja mund të bëhet vetëm  për personat që rezultojnë se janë të painfektuar me Covid.

Një situatë shumë e ndryshme, në krahasim me disa javë më parë, kur jeta në Kinë u kthye kryesisht në normale dhe në shumë qytete banorët nuk mbanin më maska.

Po me masat e reja,  maska ​​bëhet e detyrueshme jo vetëm në mjedise të mbyllura qendra tregtare, supermarkete, kinema, aeroporte, dhe ashensorë dhe në transportin publik, por edhe në vende të mbushura me njerëz si sheshe dhe parqe.

Komisioni Kombëtar i Shëndetit, maskën e ka vendosur si kusht edhe për  personat e vaksinuar ndaj Covid-19.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *