Kina: SHBA nuk duhet të ketë asnjë iluzion për Tajvanin

23:13 25/11/2021

Kina thotë se marrëdhëniet e mira i shërbejnë të dyja palëve

Nuk ka vend për kompromis mbi Tajvanin dhe Shtetet e Bashkuara nuk duhet të kenë asnjë iluzion për këtë”. Kështu ka deklaruar Ministria e Mbrojtjes e Kinës, e cila ka shtuar se Uashingtoni ka bërë një seri “provokimesh” së fundmi.

Për një periudhë kohe SHBA ka thënë gjëra të papërgjegjshme dhe ka bërë shumë provokime në lidhje me Tajvanin”, u shpreh zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes Wu Qian.

I pyetur në një konferencë në Pekin për të komentuar lidhjet ushtarake kineze-amerikane Qian tha marrëdhëniet e shëndetshme dhe të qëndrueshme i shërbejnë të dyja palëve.

Dallimet mbi çështjen e Tajvanit u vunë re dhe gjatë takimit virtual në fillim të muajit midis Presidentit të SHBA Joe Biden dhe homologut të tij Xi Jinping. Kina thotë se Tajvani është çështja më e ndjeshme dhe më e rëndësishme në lidhjet e saj me Shtetet e Bashkuara dhe ka dënuar “bashkëpunimin e fshehtë” midis Uashingtonit dhe Taipeit.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *