Kina shënon rritjen më të ngadaltë të popullsisë ne dakadat e fundit

10:57 11/05/2021

Popullsia e Kinës ka shënuar ritmin e saj të rritjes më të ngadaltë në dekadat e fundit. Qeveria në Kinës ka publikuar sot të dhënat e fundit dhe bëhet me dije se shkalla mesatare e rritjes vjetore ishte 0.53% gjatë 10 viteve të fundit.

Krahasuar me një dekadë më parë ka një rënie pasi nga viti 2000 deri në 2010 ishte 0.57% ose 1.41 miliardë.

Këto rezultatet kanë shtuar presionin mbi Pekinin për të rritur masat që çiftet të kenë më shumë foshnje dhe të shmangin një rënie të popullsisë.

Regjistrimi u krye në fund të vitit 2020, ku rreth shtatë milionë regjistrues kishin shkuar derë më derë për të mbledhur informacione nga familjet kineze.

Duke pasur parasysh numrin e madh të njerëzve të anketuar, ai konsiderohet si burimi më i plotë për popullsinë e Kinës, i cili është i rëndësishëm për studimet e ardhshme./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *