Kina shton kontrollin në Hong Kong

12:24 11/03/2021

Ndryshon ligji zgjedhor, kandidatët për deputetë duhet të jenë komunistë

Parlamenti i KinĂ«s i hapi rrugĂ« ndryshimit tĂ« sistemit zgjedhor, pasi miratoi rezolutĂ«n me titull “patriotĂ«t qeverisin Hong Kongun.” Me kĂ«tĂ« synohet tĂ« kontrollohen kandidatĂ«t qĂ« garojnĂ« pĂ«r parlamentin lokal tĂ« rajonit tĂ« posaçëm autonom tĂ« Hong Kongut, pĂ«r tĂ« cilĂ«t Pekini kĂ«rkon qĂ« tĂ« jenĂ« “patriotĂ«â€ pra nĂ« njĂ« linjĂ« me PartinĂ« Komuniste.

Votimi i rezolutës me 2,895 vota pro, zero kundër dhe një abstenim, u bë gjatë mbledhjes së Asamblesë Kombëtare Popullore, takimit më të rëndësishëm politik të Kinës.

Tani do të hartohet legjislacioni i detajuar dhe do të hyjë në fuqi brenda pesë muajsh.

Kritikët thonë se kjo nismë e Pekinit do të zhdukë dhe atë pak opozitë që ka mbetur në qytet.

Kur ligji të hyjë në fuqi, komiteti zgjedhor i Hong Kongut që filtron kandidatët do të ketë më shumë fuqi mbi LegCo apo parlamentin lokal.

Me këtë lëvizje do të shtohet numri i kandidatëve pro Partisë Komuniste dhe do të ulet numri i atyre që zgjidhen drejtpërdrejt me votën e qytetarëve.

Kjo ndërhyrje e Pekinit në ligjin zgjedhor të Hong Kongut vjen pas miratimit të ligjit të sigurisë kombëtare nëpërmjet të cilit autoritetet kanë shtypur shoqërinë civile dhe politikanët e opozitës.

24 vjet pasi mori kontrollin e Hong Kongut, Pekini ka punuar pa pushim për të gërryer autonominë e premtuar. Rajoni është përfshirë vazhdimisht nga protestat pro demokracisë që shpesh herë janë bërë edhe të dhunshme.

Në vitin 2019, forcat pro demokratike fituan shumicën në zgjedhjet lokale, të vetmet zgjedhje në të cilat zbatohen parimet demokratike.

Klan News









Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *